Është 18-vjeç dhe ka 59 paraqitje me bluzën e Milanit. Sot, Gianluigi Donnarumma ka bërë gafën më të madhe në karrierën e tij të shkurtër, diçka që i kushtoi Milanit dy pikë.

Në krahun tjetër, Pescara e Memushjat, falë kësaj gafe arriti të dalë me një pikë nga takimi i vështirë.

Milani e pa veten në disavantash në minutën e 12 pasi Gabriel Paletta i ktheu një top Donnarummas, mirëpo ky i fundit nuk arriti ta kontrollojë dhe vendosi “duart në kokë” kur e shikoi topin që po shkonte drejtë rrjetës.

Donnarumma, një prej portierëve të vlerësuar si më me të ardhme, po merrte një pasim turinë, por këmba e tij e majtë nuk iu përgjigj siç duhet dhe topi përfundoi në rrjetë. Kjo e ul atë me “këmbë në tokë” pasi vlerësimet e kanë mbajtur “në qiell” prej muajsh.

Milani arriti ta barazonte takimin në minutën e 41-të dhe takimi përfundoi në barazim. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj, luajti për 85 minuta.

Pas 30 ndeshjesh Milani ndodhet në vendin e 7-të me 54 pikë, ndërsa Pescara në vendin e fundit me 13 pikë. /tvklan.al