Ai është kthyer në sensacion në rrjetet sociale, por jo vetëm. E kemi fjalën për Mr. Bean, jo atë të vërtetë, por shqiptarin nga qyteti i Beratit, talenti i të cilit nuk ka nevojë për shumë fjalë.

Faiket Luari lindi dhe u rrit në Berat. I talentuar në arte, atij iu dha mundësia që të studionte në Malajzi. E pikërisht në këtë shtet, ai po njeh sukses të pa diskutueshëm.

Ashtu siç shpjegon edhe në këtë video të postuar në rrjetet sociale, Luari nisi ta imionte Mr Bean për argëtim, por shumë shpejt kjo u kthye në karrierë.

“Emri im është Faiket Luari. Jam imitues i Mr. Bean i Malajzisë. Në një event vendosëm që duhet të vishesha si Mr.Bean dhe e dini çfarë? Turma u çmend.”

Faik e bën këtë punë me kohë të plotë që prej vitit 2013.

“Bëmë një reklamë në Malajzi për një bankë dhe një organizatë dhe nuk informuan asnjeri, madje as median, por arritëm të tërhiqnim vëmendjen e tyre. Sa kohë që ngjaj me Mr. Bean, sa kohë performoj,  dua të sjellë gëzim në fytyrat e njerëzve”.

/tvklan.la