Ishin 3 sekondat e fundit të periodës së dytë kur Stephen Curry shënoi një 3 pikësh nga mesi i fushës, duke e dërguar ekipin e tij Golden State Warrios në pushim me një avantazh të thellë ndaj Los Angeles Clippers.

Warriors janë skuadra që po dominon kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Stephen Curry i cili cilësohet shënuesi më i mirë në historinë e NBA në këtë takim shënoi 43 pikë, dha 6 asist dhe rikuperoi 9 herë topin nga tabela. Në 23 ndeshjen e fundit që Ëorriors kanë luajtur me Clippers kjo ishte fitorja e 20.

Golden State kryesojnë konferencën e perëndimit me 40 fitore dhe 7 humbje. Në konferencën e lindjes Cleveland Cavaliers kanë 31 fitore./ TV KLAN