Çmimi i naftës shkon 233 lekë/litër, benzina 206 lekë/litër
Rriten sërish çmimet e karburanteve në vend. Vetëm një ditë pasi pësuan ulje, Bordi i Transparencës vendosi të ndryshojë sërish çmimet e naftës dhe benzinës.
Sipas vendimit të Bordit të Transparencës një litër naftë do të tregtohet tashmë me 233 lekë për litër nga 226 lekë që ishte më parë.
Ndërsa një litër benzinë do të tregtohet me 213 lekë për litër, nga 206 lekë që ishte më parë. Çmimi i gazit mbetet sërish i pandryshuar. Në të gjitha pikat e karburanteve një litër gaz do të blihet me 104 lekë.
Çmimet e reja do jenë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të bordit kur edhe do të reflektohen çmimet në bursat ndërkombëtare.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
