Studimi izraelit: Redukton mundësinë e infektimit me pasoja të rënda

Vitamina D rezulton të ketë një rol të rëndësishëm në pasojat e infektimit me koronavirus. Në këtë përfundim arrin një studim i kryer në Izrael, nga ekspertë të organizatës Klalit, ndër më të mëdhatë në fushën e shëndetësisë në këtë vend.

Analizat e gjakut të më shumë se 40 mijë personave të rezultuar pozitiv ndaj Covid-19 nga 1 Marsi deri më 31 Tetor, treguan se shumica e pacientëve me simptoma më të rënda infektimi i kishin nën normë nivelet e vitaminës D në gjak. Nivelet më të ulëta i kishin pacientët që patën nevojë të shtroheshin në spital për t’u kuruar pas infektimit.

Konstatimet e këtij studimi mbështesin hipotezën se mes individëve dhe popujve, që karakterizohen nga nivelet e ulëta të vitaminës D, rastet e infektimeve me pasoja më të rënda mund të jenë më të shpeshta se tek të tjerët. 

Tv Klan