Ekspozita “Turistë të përgjuar” është hapur në një nga lagjet e vjetra të Durrësit, duke ofruar një udhëtim në kohën e komunizmit kur vizitorët e huaj ishin nën survejim të rreptë.

Ideatorja Brunilda Liçaj fillimisht nisi këtë projekt si një kërkim shkencor për turizmin gjatë komunizmit, por më pas u krijuan kushtet për të mbledhur dhe ekspozuar objekte të asaj periudhe.

Në ekspozitë ndodhet edhe një tunel që shërbente si vendstrehim i dikurshëm, ku bashkoheshin edhe turistët gjatë alarmeve.

Mes objekteve të ekspozuara janë edhe letrat e qytetarëve evropianë drejtuar Albturistit, organizata që menaxhonte vizitorët e huaj.

Objekte për “disiplinimin” e turistëve me shfaqje të huaja, si këndi i berberit për turistët me mjekër apo flokë të gjatë.

Regjimi i kohës nuk e zbehte kureshtjen e të huajve për të vizituar Shqipërinë.

Klan News