Bilanc lufte në Francë pas natës së 5 të protestave të dhunshme. Nën moton “Drejtësi për Nahelin”, mijëra të rinj u përplasën me policinë në rrugët e Marsejës, në Paris, por edhe në shumë qytete të tjera. Protestuesit kanë sulmuar me mjete të forta forcat e rendit si dhe i kanë vënë zjarrin makinave e dyqaneve ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës.
Protestuesit kanë sulmuar me mjete të forta forcat e rendit si dhe u kanë vënë zjarrin makinave e dyqaneve ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotesjellës.
Mbi 45 mijë policë ishin angazhuar për mbarëvajtjen e protestës, teksa autoritetet konfirmojnë se janë arrestuar mbi 480 të rinj, mosha mesatare e të cilëve është 17-18 vjeç.
Si pasojë e përleshjeve janë lënduar 79 punonjës të policisë.
Ndërsa bilanci i dëmeve është katastrofik. Janë 1.350 makina të djegura, 266 ndërtesa të dëmtuara si dhe mbi 30 komisariate të policisë.
Dhuna e ditëve të fundit detyroi presidentin Emmanuel Macron të anulojë vizitën e planifikuar shumë kohë më parë në Gjermani.
Nahel, i cili kishte prindër algjerianë dhe marokenë, u qëllua nga një oficer policie gjatë një kontrolli të martën pasi nuk iu bind urdhrit të policisë. Të shtunën, miqtë dhe familja morën pjesë në një funeral për të përcjellë në banesën e fundit 17-vjeçarin.
Vdekja e Nahelit ka rindezur debatin rreth ligjit të diskutueshëm të vitit 2017, i cili lejon oficerët të qëllojnë kur një shofer injoron urdhrin për të ndaluar.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
