Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Vritet një shqiptar me plumba pas koke brenda në territorin maqedonas. Mbrëm vonë rreth orës 23 në drejtim të Piramidës 42/1 në Librazhd, rreth 150 metra brenda në tokën maqedonase gjatë kthimit dhe hyrjes në tokën shqiptare është qëlluar me automatik 38-vjeçari Gëzim Hidri. Menjëher në vendngjarje kanë mbrritur krerët më të larët të policisë lokale shqiptare dhe maqedonase të cilët për të zbardhur ngjarjen ngritën një komision dypalësh.

Sipas hetimeve të para rezulton se plumbat nga të cilët ka gjetur vdekjen Gëzimi janë qëlluar nga tre persona të cilët nuk dihet nëse janë shqiptar apo maqedonas. Nuk dihen ende dhe shkaqet e atentatit brenda në tokën maqedonase. Që i morën jetën 38-vjeçarit Gëzim Hidri.

Ndërkohë po punohet për identifikimin e autorëve. Ndërkohë në një pikë tjetër kufitare me Maqedoninë, policia jonë i dorëzoj palës maqedone, katër kurd që kishin hurë pak kohë më parë nga pika e Bllatës./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj