Aktori William Levy ka njoftuar ndarjen nga partnerja e tij Elizabeth Gueterrez. Këtë e ka bërë të ditur vetë Levy në një postim në Instagram ku shkruan:

“Duam t’ju ​​bëjmë me dije se pasi e menduam mirë, vendosëm t’i japim fund lidhjes sonë. Ne do të vazhdojmë të jemi familja e bukur që jemi dhe prindërit më të mirë për fëmijët tanë. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë”.

Megjithatë, pak minuta pasi ndau këtë postim, ai vendosi të fshinte atë megjithëse ishte tepër vonë pasi  fansat e kishin kapur tashmë. Me gati 20 vite së bashku , çifti kanë dy fëmijë, Christopher Alexander, 15 vjeç dhe Kailey Alexandra, 11 vjeç, të cilët shpeshherë shfaqen në llogaritë sociale të prindërve të tyre .

Martesa e tyre është vënë në pikëpyetje shumë herë, mes ndarjeve dhe ribashkimeve të shumta. Aktualisht, Levy po shijon një sukses të madh për rolin e tij në telenovelën ” Café con aroma de mujer “, e cila është në top 10-shen e Netflix.

Klan News