Rama: Shiu i rrëmbyeshëm i thotë më mirë të gjitha fjalët
Murit të kujtesës iu shtua mëngjesin e kësaj të enjteje ylli i nënkomisarit të rënë dy ditë më parë në krye të detyrës në Lezhë, Dëshmorit të Atdheut, Saimir Hoxha. Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama e cilësoi një moment aspak të lehtë për të gjithë bashkësinë humbjen e efektivit 44-vjeçar.
“Padyshim që ky është një moment jashtëzakonisht i rëndë për ju dhe në tërësi është një moment aspak i lehtë për të gjithë bashkësinë tonë, pasi humbja e jetës në krye të detyrës e një punonjësi të policisë, është një humbje tragjike që shkon përtej familjes, përtej miqve dhe të afërmve dhe prek shpirtin e një shoqërie dhe një vendi. Sot ne jemi këtu për të kryer ceremoninë e vendosjes të yllit të Saimir në murin e kujtesës pranë Policisë së Shtetit, pranë yjeve të të gjithë dëshmorëve tanë”.
“Është një kohë e gjatë qysh se është vendosur ylli i mëparshëm dhe në një kuptim është lehtësim që në gjithë morinë e atyre yjeve në atë mur në këto vite numri i rasteve tragjike është më pak sa gishtat e një dore. Por nga na tjetër statistika nuk ka asnjë rëndësi se qoftë dhe një jetë e vetme vlen sa të gjitha jetët kur ajo humbet. Unë nuk dua të zgjatem se besoj se ky shi që po bie rrëmbyeshëm i thotë më mirë sesa të gjitha fjalët ndjenjat tona në këtë moment që jemi mbledhur këtu. Nderime dhe lavdi për jetë të gjithëve Dëshmorëve të Atdheut, të cilëve sot u bashkohet përjetë edhe ylli i Saimirit”.
Rama ripërsëriti se familja e oficerit të ndjerë, në veçanti fëmijët e tij do të këtë mbështetjen e shtetit.
“Ndjej një lehtësim se fëmijët e dëshmorit nuk do të jenë vetëm, ne do përkujdesemi për ta siç kemi nisur qysh dje të përkujdesemi për familjen e tij deri kur ata të arrijnë moshën e pjekurisë dhe të jenë të gatshëm për të dal me këmbët e tyre në jetë. “/tvklan.al












Botërori 2026 
