Ish-zyrtarja ne ILDKPKI ka deklaruar të ardhura nga paga, kontrata dhurimi dhe kredi për blerje banese

Ish-zyrtarja ne ILDKPKI ka deklaruar të ardhura nga paga, kontrata dhurimi, dhe kredi për blerje banese

Ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetaj në deklaratën periodike vjetore të pasurisë në Inspektoratin të Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave nuk ka të deklaruar shumën ‘cash’ të 120 mijë eurove apo bizhuterive të vjedhura nga pastruesja në shtëpinë e saj. Por rezulton se ajo zotëron pasuri disa apartamente në Tiranë dhe Shëngjin dhe disa prona truall.

Sipas dokumenteve që Klan News ka siguruar, ajo rezulton pronare dhe bashkëpronare e 7 pasurive të paluajtshme. Dy prej këtyre pasurive janë në Shëngjin dhe janë i janë dhuruar, por nuk dihet nga kush dhe në çfarë rrethanash.

Në dokumentet e plotësuara nga vetë Klosi ILDKPI, në 6 vitet e fundit, rezulton se ajo ka përfituar dhe deklaruar vetëm të ardhura nga paga si punonjëse në disa institucione, kredi për blerje banese, të ardhura të përfituara nga kontrata dhurimi apo dhe shitje automjetesh.

Prej vitit 2016 Klosi rezulton se ka mbajtur disa poste drejtuese pranë Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së shtetit për Rindërtimin dhe programin e reformave.

Gjatë vitit të shkuar ajo ka përfituar 803 mijë lekë të ardhura nga paga si shefe e kabinetit, por edhe para të cilësuara si dieta apo shpenzime të ndryshme. Gjatë vitit 2021 Alda Klosi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.3 milionë lekëve, nëpërmjet një kontrate dhurimi banese.

Gjatë viteve 2019-2020, krahas pagës nga Ministria e Financave gjithashtu ka përfituar edhe vlera monetare nga shitja e automjeteve.

Pasuritë e Alda Klosit

  • Bashkëpronare e 3 apartamenteve në Tiranë
  • Bashkëpronare e 2 sipërfaqeve trualli në Tiranë
  • Pronare e 2 apartamenteve në Shëngjin (kontratë dhurimi)

Klan News

/tvklan.al