Terrorizuan një kryeqytet të tërë, duke hapur zjarr në mes të rrugës ende pa rënë nata për shkak të një “konflikti për motive të dobëta”. 

3 ditë pas kësaj ngjarjeje, Policia e Tiranës ka zbardhur tentativën e vrasjes të ndodhur tek “Komuna e Parisit” të enjten, ndaj 25 – vjeçarit Lorenc Hoxha.

Në pranga ka përfunduar ekzekutori i kësaj tentative, si dhe 3 bashkëpunëtorët e tij, të cilët fshiheshin në Vlorë.

Të arrestuarit janë 27 – vjeçari Dejvis Rrustemaj, i cili kishte rolin e ekzekutorit. Ai është banues në Tiranë dhe rezulton person me precendentë penalë. Vetë Rrustemajt iu bë atentat në Maj, në zonën e Porcelanit.

Dejvis Rrustemaj dhe Klajdi Kodra

Të arrestuarit e tjerë janë Klajdi Kodra, 27 vjeç, banues në Tiranë, Igler Qose, 26 vjeç, banues në Bulqizë, të cilët kishin rrolin e bashkëpunëtorëve, si dhe Ardit Xheferri, 31 vjeç, banues në Tiranë, përkrahës i autorit të krimit.

“Më datë 3 Gusht rreth orës 19:40, në rrugën “Sulejman Delvina”, Dejvis Rrustemaj, duke lëvizur me mjetin tip “BMW X5”, së bashku me Klajdi Kodra, dhe Igler Qose, për shkak të një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Benz”, ku ka mbetur i plagosur në shpatull, Mariglen Hoxha, 25 vjeç, i njohur ndryshe si Lorenc Hoxha, jashtë rrezikut për jetën”

, sqaron policia në një njoftim të sajin.

Policia u sekuestroi të arrestuarve mjetin “BMW X5” si dhe 3 aparate celularë.

Më poshtë gjeni pamjet e antentatit të ndodhur gjatë orëve të pasdites të së enjtes, në një prej zonave më të mbipopulluara të Tiranës. 

/tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/1HaGx3HBza0