Në Urfa të Turqisë është gjetur kafka më e vjetër në botë. Ky zbulim është cilësuar si më i pazakonti i vitit 2017 nga Instituti Arkeologjik Amerikan. Eshtrat u gjetën në Gobeklitepe, tempullin më të vjetër të globit që daton që prej para 12.000 vitesh. Gjatë gërmimeve u zbuluan eshtra që mendohet se janë të të një njeriu i cili i përket periudhës së neolitit.

Aty janë zbuluar edhe vepra me gurë në formë T, katërkëndore ose rrethore me diametër 8-30 metra. Në to janë të vizatuara figura kafshësh.

Për shkak të gërmimeve tempulli Gobeklitepe në Urfa ka qëndruar i mbyllur për 15 muaj për vizitorët.

Burimi: Klan Plus