Është zbuluar aktorja që do të luajë përkrah Kenan Imirzalioglusë në filmin e ri “Cingoz Recai”.

Është Meyrem Uzerli, aktorja e njohur në Shqipëri si Hyrremi e serialit “Sulejmani i Madhërishëm”, ajo që do të paraqitet në krah të tij.

Imirzalioglu i njohur për rolin e Ezelit në Shqipëri, do të rikthehet në sheshin e xhirimeve pas një pauze 2-vjeçare, kësaj radhe për një film kinematografik.

Filmi i titulluar “Cingöz Recai”, nga seria fiction e shkrimtarit të njohur turk, Peyami Safa (1924), flet për një karakter fiction të një “hajduti të sjellshëm”.

“Jam shumë e emocionuar. Besoj se brenda dy javësh do të nisin xhirimet”, tha Uzerli, e cila do të luajë rolin e të dashurës së Imirzalioglusë në film (Jale).

Uzerli lavdëroi së tepërmi partnerin e saj në filmin e ri, shkruan Gazeta “Posta”. “Kenanin e pëlqej shumë. Është i pashëm dhe i aftë. Një aktor shumë i suksesshëm, e dua shumë. Edhe bashkëshortja e tij, Sinem Kobal është një aktore e bukur.”

Imirzalioglu dhe Uzerli janë dy prej aktorëve më të dashur dhe mirëpaguar në Turqi dhe filmi i tyre po pritet me interes të madh. Ende nuk është caktuar data e premierës në Turqi apo në kinematë jashtë saj. /tvklan.al