Zbulohet një dhomë mortore në afërsi të Romës. Në brendësi të saj, janë gjetur eshtrat e tre burrave dhe një gruaje, dhe pranë tyre një pajë që do t’i shoqëronte në udhëtimin e fundit.

Ndër to ishin disa enë qeramike të dekoruara me motive gjeometrike, një monedhë bronzi me kokën e Minervës dhe nënshkrimin Romano, pjata me ushqim me bazë mishi si lepur, pulë dhe kec dhe dy enë që shërbenin për larjen e atleteve në përfundim të garave. Dhe gjithçka është gjetur e paprekur, ashtu siç u mbyllën mbi 2000 vjet më parë në këtë dhomë tipike mortore.

Arkeologët e kanë quajtur varri i atletëve dhe janë shprehur të mahnitur për gjendjen e mirë të zbulimit, që ndodhej vetëm 2 metra nën tokë në një lokalitet të populluar. Sipas ekspertëve, katër personat e varrosur aty i përkasin një familjeje meso-borgjeze, duke u bazuar edhe në 30 sendet e gjetura. Meshkujt kanë humbur jetën përkatësisht në moshën 30-35-50 vjeç, ndërsa mosha e gruas është ende e papërcaktuar.

Klan Plus