Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka nderuar Kryeministrin Rama me titullin “Yaroslav i Urti” gjatë vizitës së tij në Shqipëri.
Titulli i është dorëzuar Kryeministrit Rama me vendimin e Presidentit Zelensky për kontributin e jashtëzakonshëm personal, gjithashtu edhe për mbështetjen që ka dhënë për Ukrainën.
Ndërkohë, Kryeministri Rama i ka dhuruar Presidentit Zelensky një album me pikturat e tij gjatë pritjes që i ka bërë në Kryeministri, ku dhe zhvilluan një takim kokë më kokë.
Presidenti Zelensky ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën që do të mbahet sot në kryeqytetin shqiptar./tvklan.al