Prokuroria e Kurbinit ka pyetur kushërinjtë Avdylaj, Astrit dhe Jasim Avdylaj, në lidhje me hetimet për zhdukjen e Ervis Martinaj.

Ky i fundit rezulton i zhdukur që prej muajit Gusht 2022 kur dhe është parë për herë të fundit.

Klan News raporton se kushërinjtë Avdylaj, gjatë marrjes në pyetje, kanë deklaruar se janë në arrest shtëpie.

Për Ervis Martinajn ka patur kontrolle të shumta nga policia në disa banesa në zonën e Shijakut, Durrësit por edhe Vlorës. /tvklan.al