Bollëku i lojtarëve në repartin ofensiv e detyron Juventusin të planifikojë largime gjatë merkatos së janarit.
Trajneri Luciano Spalletti ka aktualisht në dispozicion një numër të madh alternativash për mbështetjen e sulmit, duke përfshirë emra si Francisco Conceiçao, Edon Zhegrova, Nico Gonzalez, McKennie, Ekhator, Alajbegovic, Boga dhe Yildiz.
Me rikuperimin e talentit turk Yildiz, i cili do të rikthehet para fundit të vitit, hapësirat për lojtarët e tjerë do të reduktohen. Për këtë arsye, drejtuesit bardhezi po përgatiten të vlerësojnë ofertat që pritet të mbërrijnë duke nisur nga fundi i dhjetorit për të ekuilibruar skuadrën dhe për të gjeneruar të ardhura për t’u riinvestuar.
Emri kryesor në listën e largimeve është ai i Edon Zhegrovës, i cili kërkon më shumë vazhdimësi në lojë dhe mund të shitet për të regjistruar një plusvalencë të rëndësishme në bilancin e klubit. Për sulmuesin nga Kosova është rikthyer interesimi i klubit saudit Al Ittihad për të zëvendësuar të dëmtuarin Fernandes, ndërsa në Europë mbetet i hapur opsioni i Monaco-s së Filipe Luis.
Një tjetër situatë që po monitorohet me kujdes nga drejtuesit është ajo e Nico Gonzalez, hapësirat e të cilit janë kufizuar ndjeshëm pas përshtatjes së Kolo Muani në krahun e djathtë.
Nga ana tjetër, e ardhmja duket e sigurt për Francisco Conceiçao, i cili dëshiron të qëndrojë në Torino, ashtu si dhe për McKennie e Ekhator që vlerësohen për përshtatshmërinë e tyre taktike në fushën e blertë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
