Juventusi duket se ka rigjetur qetësinë në kampionat. Fitorja bindëse 4-0 ndaj Venezias ka rikthyer besimin në kampin bardhezi, ndërsa një vëmendje të veçantë ka marrë edhe Edon Zhegrova, i cili po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë në planet e Luciano Spallettit.

I konsideruar deri vonë si një alternativë për minutat e fundit të ndeshjeve, futbollisti i Kosovës ndryshoi perceptimin me paraqitjen e fundit.

Për herë të parë këtë sezon, ai e nisi takimin si titullar dhe u përgjigj me një lojë cilësore, duke kontribuar edhe me një asist në fitoren e skuadres.

Performanca e tij mori vlerësimin e trajnerit Luciano Spalletti, i cili vlerësoi talentin dhe aftësitë individuale të 27-vjeçarit, por theksoi se prej tij kërkon më shumë vazhdimësi.

“Është një futbollist i pabesueshëm. Ndonjëherë bën gjëra që as vetë nuk di t’i shpjegojë. Ka gjenialitet dhe një këmbë të jashtëzakonshme, që mund të bëjë diferencën. Kur gjithçka duket e pamundur, ai shpik zgjidhje që nuk janë shkruar në asnjë tabelë taktike. Megjithatë, ka momente kur humbet pozicionin dhe topa. Nuk mund të jetosh vetëm me dy momente magjie, duhet vazhdimësi”, tha Spalleti.

Paraqitja ndaj Venezias mund të shënojë një pikë kthese për Zhegrovën. Me dy gola të realizuar këtë sezon dhe asistin e fundit, sulmuesi po jep sinjale se mund të marrë një rol më të rëndësishëm në skuadër.

Kjo situatë mund të ndikojë edhe në të ardhmen e tij, veçanërisht pas zërave për një largim të mundshëm gjatë merkatos së janarit.

Megjithatë, kosovari do të mungojë në përballjen e radhës së Europa League ndaj Omonias së Qipros, pasi nuk është pjesë e listës së Juventusit për këtë kompeticion.

Ndërkohë, bardhezinjtë synojnë të ruajnë momentin pozitiv dhe të ngjiten në renditje, ku aktualisht mbajnë vendin e gjashtë me 21 pikë.

Klan News

/tvklan.al