23 vatra zjarri gjatë 24 orëve

Ky zjarr i përmasave të mëdha përfshiu zonën e Bukmirës në Mirditë. Flakët e zjarrit u shtrinë në një sipërfaqe të konsiderueshme duke vënë në rrezik disa  banesa. Një hapësirë me vreshta u dëmtua nga flakët.

Në ndihmë të forcave që punojnë në terren shkoi pasditen e së dielës edhe ky helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes. Në orët e pasdites dukej se situata ishte në kontroll megjithatë vatra mbetet ende aktive.  

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, në 24 orët e fundit u shuan 19 vatra zjarri. Ndërsa aktive veç Bukmirës janë zjarret në Klos, në fshatin Shetaj të Durrësit, në mal të Bardh të Kurbinit dhe në Bashkinë Shkodër, në vendin e quajtur Bjeshka e Bregut.

“Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 327 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 25 mjete zjarrfikëse”.

Për shuarjen e flakëve në zona të ndryshme kanë ndihmuar dhe vetë banorët.

Tv Klan