Klosi: Me vendimin e KKT i jepet fund shfrytëzimit

I gjithë mali i Tomorrit do të jetë zonë e mbrojtur. Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit. Për Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ky mal nuk do të jetë më zonë turpi.

“Ne do rikuperojmë një gabim që nëse 7 vite më parë do ishte bërë në mënyrë të ndershme, sot do kishim një zonë të mbrojtur, nga ana ekonomike, guroret nuk do funksionojnë. Dhe do kishim mundësi që kjo zonë të mos ishte e shfrytëzuar, ashtu siç është bërë dhe shndërruar në një vend turpi. Do ketë mbrojtje edhe për Bogoven.”

Sipas Klosit, me këtë vendim i jepet fund shfrytëzimit pa asnjë kriter të pasurisë natyrore dhe të malit të shenjtë siç e quajnë besimtarët bektashinj.

Tv Klan