Klosi: I eleminojmë deri në fund të 2020

Qeset e holla plastike edhe pse të ndaluara me ligj, vazhdojnë të përdoren duke u bërë kështu ndotësit më të mëdhenj të mjedisit. Duke u nisur nga ky fenomen, ministri i Mjedisit dhe Turizimit Blendi Klosi kërkoi ashpërsim të kontrolleve.

“Akoma në Shqipëri qeset e padegradueshme janë të përhapura, janë bërë dhjetra kontrolle, janë vënë dhjetra gjoba. Nga ky moment bëj thirrje të ketë inspektim të çdo 2-javshëm kompanive që prodhojnë plastikë”.

Referuar situatës alarmante, Ministria ka startuar një tjetër fushatë për parandalimin e përdorimit të qeseve plastike, që synon eleminimin e tyre.

“Reduktimin dhe eliminimin e qevese plastike, që në fund të 2020 Shqipëria të shënojë rekord në rajon, një veprim agresiv për të mos patur qese dhe plastike në fund të 2020”.

Njëkohësisht, ministri i Mjedisit dhe Turizmit kërkoi nga 61 Bashkitë që të mbyllin vendgrumbullimet e paligjshme të mbetjeve dhe të krijojnë landfille me standarde.

Tv Klan