Rakacolli: 16-vjeçarët, vaksinim me konsensusin e prindit

Aplikimi i dozave të 3 të vaksinës anti-Covid për personat mbi 60 vjeç si dhe vaksinimi i personave 16 vjeç do të nisë në 1 Nëntor. Komiteti i Ekspertëve ka miratuar rekomandimet e Komitetit Teknik të imunizimit për dozën buster dhe uljen e fashës moshore.

“Komiteti vendosi që personat mbi 60 vjeç të bëjnë dozën e tretë të vaksinës jo më herët se 6 muaj nga doza e dytë, duke filluar nga 1 Nëntori, fëmijët mbi 16 vjeç do të ftohen për vaksinim me konsensusin e prindit dhe rekomandimin e mjekut. Do të ftojmë dhe fëmijët mbi 12 apo 15 që kanë sëmundje të imunitetit”.

Edhe pse shifrat po vijnë drejt përkeqësimit komiteti nuk ndryshoi asnjë nga masat ekzistuese.

“Incidenca dy javore është 222 për 100 mijë banorë ka një rritje të rasteve aktive totale në këtë periudhë në 6444”.

Sa i takon të infektuarve vijon të jetë i njëjtë raporti meshkuj femra 48 me 52%.

Tv Klan