Numri i personave të infektuar me koronavirusin Covid-19 në të gjithë botën i ka kaluar 10 milionë, thotë Universiteti amerikan “Johns Hopkins”.

Gati 500 mijë të vdekur numërohen në mbarë globin. Virusi Covid-19 u shfaq për herë të parë në Kinë në fund të vitit 2019 dhe më pas u përhap në të gjithë botën.

Pas Kinës, Evropa u prek me ritme të shpejta duke shkaktuar shumë viktima. Por tani virusi po përhapet me shpejtësi në Amerikë. Covid-19 po prek gjithashtu edhe Azinë e Jugut dhe Afrikën, ku piku pritet të ndodhë në fund të muajit Korrik.

Pas SHBA-së, vendi i dytë që ka regjistruar numrin më të madh të të prekurve me koronavirus është Brazili, rreth 1.3 milionë të infektuar dhe mbi 57 mijë viktima.

Edhe pse numri i të infektuarve vijon të mbetet i lartë në Brazil, në Rio de Janeiro do të hapen stadiumet për tifozët nga data 10 Korrik, por me numër të reduktuar vendesh. /tvklan.al