Për pjesën më të madhe të njerëzve, të bërit njeriun prej bore është jo pak punë. Por një familje në Kolorado, SHBA, shkoi edhe më larg, me këtë gjarpër prej dëbore. Morn Mosley dhe 5 motrat e vëllezërit e tij shpenzuan plot 10 orë duke punuar për të modeluar një gjarpër që mahniti jo pak banorët e zonës.

Skulptura ishte plot 23 metra e gjatë dhe u vendos në oborrin e shtëpisë së familjes. Në një video të postuar në rrjetet sociale, tregohet edhe puna që bënë të rinjtë për realizimin e gjarprit.

Kjo nuk ishte hera e parë që kjo familje bën një vepër të tillë. Në 2019-n ata tërhoqën vëmendjen me skulpturën e një tigri që u shpërnda gjerësisht në mediat lokale./tvklan.al