Mbizotërojnë moshat e thyera dhe të sëmurët kronikë

Infektimi me koronavirus nuk kalon lehtë për disa persona. Në spitalin Covid 3 ka çdo ditë shtrime të reja.

Ermira Muço Mino: Ka një fluks pacientësh që paraqiten në urgjencën e spitalit infektiv. Shtrimet variojnë nga 8 deri në 10 apo 11 raste. Numri i pacientëve të shtruar është diku tek 30 apo 35. Pacientë të rënduar ka, grupmoshat janë 60-75 apo 80 vjeç..

Shumica e të shtruarve në spital janë të sëmurë kronikë dhe të pa vaksinuar.

Ermira Muço Mino:Janë pacientë dhe me sëmundje të tjera shoqëruese. Më shumë se gjysma janë pacientë të pavaksinuar..

 Hospitalizimi vjen pas disa ditësh qëndrim në banesë e në disa raste i sëmuri nuk e di se është prekur nga Covid-19.

Duke ju referuar shumë rasteve kur shenjat tregojnë për praninë e infeksionit Sars Cov 2, por testi del negativ, mjekët apelojnë për distancim dhe izolim për të paktën 3 ditë, në mënyrë që të shmanget infektimi i personave të tjerë.

Tv Klan