Do të jenë për të ulur të infektuarit dhe për të shpërndarë vaksinën

Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden ka bërë thirrje për t’i dhënë fund retorikës së ashpër në lidhje me tranzicionin e pushtetit që kampi i republikanëve po bën, pasi vendi po përballet me një dimër të gjatë dhe të vështirë nga Covid-19.

Në një fjalim për festën e Falenderimeve, ai u shpreh se amerikanët janë në luftë me koronavirusin, jo me njëri-tjetrin. SHBA aktualisht ka më shumë se 13 milionë të infektuar dhe 268 mijë të vdekur që kur pandemia u përhap.

“Unë besoj se ju gjithmonë meritoni të dëgjoni të vërtetën nga presidenti juaj. Ne duhet të ngadalësojmë përhapjen e këtij virusi. Ne ua kemi borxh jetën dhe shëndetin mjekëve dhe infermierëve dhe punonjësve të vijës së parë të frontit, ua kemi borxh bashkëqytetarëve tanë”.

Presidenti i zgjedhur u bëri thirrje amerikanëve që të mos udhëtojnë këtë vit për Falenderimet, pasi situata është kritike në shumë shtete. Edhe pse në fillim të kësaj jave Presidenti Trump bëri thirrje për të ndryshuar pushteti dhe Biden të marrë detyrën, kreu aktual i SHBA-ve vijon që t’ju bëjë thirrje mbështetësve të punojnë për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të 3 Nëntorit.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Trump përsëriti mashtrimet që mendohet se janë bërë gjatë presidencialeve edhe pse për këto deklarata nuk asnjë provë. Në bazë të rezultateve Biden fitoi bindshëm zgjedhjet në shumë shtete dhe kalimi për të marrë presidencën tashmë është në proces. Përpjekjet e Trump për të përmbysur rezultatet në shtetet kryesore deri më tani kanë dështuar.

Edhe më herët rivali demokrat është shprehur se në 100 ditët e para të presidencës shpërndarja e vaksinës dhe mirëmenaxhimi i pandemisë do të jetë kryefjala. Ai ka premtuar se do të dërgojë në senat ligjin e ri për Emigrantët, që u jep shtetësinë amerikane 11 milionë të huajve pa dokumente.

Klan Plus