Hapja e 11 kutive

të votimit në Lezhë nuk ndryshoi aspak rezultatin e zgjedhjeve lokale në këtë

bashki pas ankimit të bërë nga Partia Kombëtare Konservatore Albania, ku

kandidati Eduart Ndocaj arriti të rikuperojë nga rinumërimi vetëm katër vota.

Nga rinumërimi figuroi

që në një qendër votimi Eduart Ndocaj kishte një votë më shumë e cila në

procesverbal i ishte dhënë socialistit Pjerin Ndreu, ndërsa në një tjetër QV 3

vota të tij i kishin kaluar kandidatit të Bindjes Demokratike të tërhequr nga

gara Salvator Kaçaj. Ndonëse të ndarë në argument anëtarët e KQZ-së e cilësuan

lojë të partive politike ankimet e bëra.

Në këtë mënyrë

Skënderi paralajmëroi të njëjtin fat edhe për kallëzimin e bërë nga demokratët

të cilëve nuk do t’i jepen materialet zgjedhore, duke nisur nga listat e

votuesve apo dokumentat që ndodhen në kutitë e materialeve zgjedhore.

Të vetmet

materiale që KQZ do t’i japë demokratëve të cilët kërkojnë të fatojnë atë që e

cilësojnë krim elektoral në 30 Qershor do të jenë pamjet e kamerave që kanë

regjistruar numërimin e votave dhe materialet e tjera që janë jashtë kutive.

I njëjti qëndrim ky me atë të KQZ-së në vitin 2009 në kohën e qeverisë Berisha ku nuk u pranua kërkesa e socialistëve për ti vënë në dispozicion listat e votuesve.

Tv Klan