Më shumë se 800 persona kanë mbetur të helmuar pasi janë ushqyer me kërpudha të egra toksike në rreth 10 krahina në perëndim të Iranit.

Të paktën 11 njerëz kanë vdekur nga efektet e kërpudhave dhe qindra të tjerë janë shtruar në spital, raportojnë mediat e huaja. Nuk ka trajtim efektiv për këtë lloj helmimi.

Së paku dy njerëz kanë bërë transplantime të mëlçisë. Kërpudhat në fjalë duken të ngjashme me ato ushqimore.

Njerëzit janë paralajmëruar të mos blejnë kërpudha të hapura, por vetëm ato të paketuara dhe që shiten në dyqane. /klankosova