3 humbje janë shënuar në vend si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit: 1 qytetar nga Berati 68 vjeç, 2 qytetarë 85-91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 374 testime, ndërsa janë regjistruar 167 raste të reja. 733 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 374 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 167 qytetarë, në këto bashki:

50 në Tiranë, 23 në Lushnjë, 22 në Devoll, 10 në Divjakë, nga 7 qytetarë në Kavajë, Gramsh, nga 6 qytetarë në Berat, Dimal, nga 4 qytetarë në Has, Durrës, Patos, Sarandë, nga 3 qytetarë në Dibër, Mallakastër, Vlorë, nga 2 qytetarë në Pukë, Vorë, Delvinë, Finiq, nga 1 qytetarë në Mirditë, Fier, Kolonjë.

Janë 6,980 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Berati 68 vjeç, dy qytetarë në 85-91 vjeç./tvklan.al