3791 aplikime janë shënuar në 1 muaj për projektin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit në shtëpi.

Kryeministri Edi Rama shkruan në rrjetet sociale se ky projekt po ecën me ritme të mira dhe do të vijë në mbështetje të konsumatorëve familjarë kryesisht.

“Prej 1 Nëntorit ka nisur aplikimi i qytetarëve për këtë skemë, kosto e cila do të subvencionohet në masën 70% nga Qeveria. Japim garancinë se do të vazhdojmë të mbështesim dhe të mbrojmë konsumatorin shqiptar në këtë situatë krize energjie globale”, shprehet Rama./tvklan.al