Organet e reja kanë nisur punën edhe pse disa prej tyre kanë mungesa në staf

Më 22 Korrik të 2016, 140 deputetët e parlamentit miratuan reformën në drejtësi dhe krijimin e institucioneve të reja në mënyrë që të kishte pavarësi sistemi gjyqësor. Pas 5 vitesh janë krijuar të gjitha institucionet edhe pse disa prej tyre kanë mangësi në staf. Si rezultat i reformës ështe ngritur SPAK, organi i akuzës që ka për detyrë të hetojë zyrtarët e lartë të korruptuar dhe krimin e organizuar.

Prokuroria e posaçme pas më shumë se një viti nga konstituimi i tij vazhdon që të jetë më mangësi në numrin e prokurorëve pasi ka 13 kur në fakt duhet që të ishin 20. SPAK muajt e fundit ka zhvilluar disa operacione duke vënë në pranga emra të njohur të drejtësisë por edhe zyrtarë të lartë shtetërorë, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Ndër emrat më të njohur është Rovena Voda, ish-zëvendës ministre e Brendshme, prokurorët Maksim Sota e Edmond Kariqi, gjyqtarja Enkelda Hoxha, e të tjerë.  Ndërkohë, akoma pas 5 vitesh SPAK-ut i mungon FBI-ja e tij, Byroja Kombëtare e Hetimit. 28 hetuesit e emëruar, pritet që të fillojnë punën në Gusht, ndërsa janë shpallur vakanca për 32 vende të tjera. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, institucionet që kanë për detyrë që të mbikëqyrin punën e prokurorëve dhe gjyqtarëve, kanë vite që kanë nisur nga puna.

KLP dhe KLGJ kanë funkson administrativ dhe të merren me organizimin e punën për magjistratët. Ndërsa ILD-ja ka nisur punën duke verifikiyar dhe hetuar nëse nga ana e magjistratëve janë kryer shkelje ligjore dhe deri më tani janë 5 magjistratët e shkarkuar nga detyra pas kërkesës së ILD-së. Këshilli I lartë Gjyqësor ka vënë disa herë në dijeni Ministrinë e Drejtësisë për kolapsin që ka aktualisht në sistemin gjyqësor.

Qeveria e gjyqtarët kanë gati një vit që ka propozuar hartën e re gjyqësore për të shkrirë disa gjykata por ka hasur kundërshtimin e Ministrisë. Në po të njëjtën situatë është dhe KLP, numri i prokurorëve është përgjysmuar dhe në disa organe të hetimit ka numër shumë të lartë çështjesh të cilat kanë mbetur pezull për shaka të mungesës së prokurorve. KLP ka kërkuar gjithashtu që të shtohen kuotat  në shkollën e magjistraturës, në mënyrë që të plotësohen organet e hetimit me prokurorë.

Vetting e ka futur në kolaps sistemin e drejtësisë. Aktualisht Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë në shqyrtim 421 dosje të prokurorëve dhe gjyqtarëve nga të cilat 174 janë konfirmuar në detyrë. KPK ka vendosur që të shkarkojë 155 magjistratë, ndërprerja e procesit të vettingut është vendosur për 56  prokurorë e gjyqtarë pasi janë larguar me dorëheqje. Ndërkohë KPK për 25 raste ka vendosur përfundimin e procesit pa vendim përfundimtar pasi nuk ka qenë e qartë nëse e kishin ose jo statusin e magjistratit.

8 vendime për pushimin e procesit të rivlerësimit ka dhënë shkalla e parë e vettingut dhe po ashtu për 3 magjistratë ka vendosur pezullimin nga detyra për një periudhë 1-vjeçare. Shkallë e dytë e vettingut është treguar me dorë të hekurt, pasi vetëm 5 magjistratë kanë mundur që të marrin përgjigjie pozitive.

Klan News