Në fund të Janarit, kreu i gjigandit të telekomunikacionit AT&T, Randall Stephenson zbuloi se kompania planifikon që t’i ofrojë përdoruesve hotspot-e 5G, përpara se telefonat që mund ta përballojnë shpejtësinë e re të internetit të dalin në treg.

Por rezulton se kjo nuk është e vetmja kompani që planifikon të bëjë një gjë të tillë.

Sipas asaj që shkruan

Bloomberg

, edhe Verizon po planifikon që të hedhë në treg hotspot portabël 5G këtë vit, për të gjithë ata që janë të paduruar. Në një intervistë në

Mobile World Congress,

kreu i departamentit të wireless-it, Ronan Dunne tha:

“Do të prisja një gamë të gjerë pajisjesh në 2019-ën dhe disa prej tyre që në gjysmën e parë të vitit. Nëse do të jetë e mundur diçka në 2018-ën, ato me gjasë do të jenë hotspot-et”.

Bloomberg

nuk jep më shumë detaje, megjithatë nuk është e habitshme që të dyja këto kompani të nxjerrin një pajisje që do të mund t’i japë përdoruesve mundësinë të përdorin 5G-në.

Si AT&T ashtu edhe Verizon pritet që ta ofrojnë këtë shërbim brenda këtij viti. Në rastin e AT&T, kjo linjë tepër e shpejtë interneti, pritet që të jetë e prekshme në 12 qytete.

Problemi qëndron që për ta përdorur, duhen telefona që e përballojnë këtë shpejtësi.

Teksa Huawei po punon për një telefon 5G me qëllimin që ta hedhë në treg para të gjithëve, të dyja kompanitë e shërbimit telefonik hoqën dorë nga bashkëpunimi, për shkak të shqetësimit se kjo mund të përdorej nga qeveria kineze për spiunim.

Edhe ZTE po punon për telefonin e saj 5G, por nuk do të jetë gati deri në fund të 2018-s.

//tvklan.al