Tregu i artit shënon një rritje të jashtëzakonshme. Në vitin 2017 shitblerjet e veprave të artit kapën një shifër totale prej 64 miliardë Dollarë, duke shënuar rritje prej 12%, që nuk vërehej që nga nisja e krizës ekonomike të 2008. Kështu, koleksionistë por edhe investitorë që janë larg kësaj fushe, vitin e kaluar kanë preferuar t’i dedikohen antikitetit, pikturave, skulpturave, xhevahireve dhe objekteve me vlera artistike sesa të koleksionojnë lingota floriri të mbyllura nëpër kasaforta.

Amerikanët janë në krye të klasifikimit për volum dhe vlerë të shitjeve, por edhe kinezët kanë surprizuar duke u renditur të dytët, e duke e rritur këtë treg me 14 %, e përkthyer në shifra janë 13 miliardë Dollarë të shpenzuar në këtë fushë. Në Evropë në vend të parë renditet Britania e Madhe me 62%, e ndjekur nga Franca, Gjermania dhe Italia.

Ekspertët thonë se tregu i veprave të artit është një tregues shumë i mirë edhe për shëndetin e ekonomisë mbarëbotërore, duke vlerësuar statistikat si sinjal shumë të mirë.

Klan Plus