Një i moshuar është përplasur nga një makinë këtë të diel. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “21 Dhjetorit”, kur 70-vjeçari po ecte në rrugë.

Ai u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al