Një prej emrave më të njohur të muzikës italiane, që ka bërë të ëndrrojnë me breza të tërë shqiptarësh, Albano Carrisi ka marrë nënshtetësinë shqiptare.

Dekreti është firmosur nga Presidentit të Republikës Bujar Nishani dhe është botuar sot në Fletoren Zyrtare, ndërsa është miratuar më datë 10 Qershor 2016.

fletore

Albano në shumë intervista të dhëna në media të ndryshme, ka shpjeguar origjinën e emrit duke thënë se ia ka vënë i ati, i cili ka luftuar në Shqipëri gjatë Luftës së dytë Botërore.

“Është një lidhje mjaft e veçantë ajo që kam unë me Shqipërinë”, ka shprehur shpesh herë këngëtari Carrisi duke cituar fjalët e babait të tij, Carmelo Carrisi/tvklan.al