Ai u akuza para disa kohësh nga bashkëshortja e tij Amber Heard, si një njeri i dhunshëm. Bëhet fjalë për aktorin hollivudian, Johnny Depp.

Një video e publikuar nga rrjeti TMZ, e tregon atë duke shkelmuar mobiliet dhe duke bërtitur. Pamjet janë filmuar nga vetë Amber Heard.

Pamjet tregojnë se si Depp bërtet gjatë gjithë kohës dhe pastaj derdh një gotë verë dhe përplas shishen në tavolinë. Kur kupton se gruaja e tij po e filmonte, acarohet edhe më keq.

/tvklan.al