Videot live të kopshtit zoologjik në Australi bëhen virale

Kjo video është bërë virale në internet. Protagonisti që kërcen quhet Adam dhe është roje në kopshtin zoologjik Viktoria, në Melburn të  Australisë.

Lëvizjet e tij gazmore dhe shumë energjike kanë bërë për vete miliona njerëz, të cilët janë të mbyllur në shtëpitë e tyre si pasojë e koronavirus.

Kopshti Zoologjik i Melburnit ka nisur të transmetojë live në rrjete sociale video edhe të kafshëve për t’i ofruar një vizitë virtuale të gjithë atyre të cilët nuk mund të lëvizin nga banesat e tyre.

Në kuadër të masave për parandalimin e Covid-19, drejtuesit e kopshtit kanë ulur në mënyrë drastike numrin e vizitorëve.

Tv Klan