Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

80 përqind të krimeve të ndodhura gjatë këtij viti në rrethin e Durrësit janë zbuluar nga Policia, u theksua gjatë analizës të zhvilluar sot në Drejtorinë e Policisë së Prefekturës. Shefi i Komisariatit Numër 1 të Durrësit Gjovalin Loka tha se nga 257 vepra penale gjatë këtij viti janë zbuluar 223 prej tyre.

Krahasuar me të njëjët periudhe të vitit të kaluar ku u rregjistruan 285 vepra penale këtë vit ka një rënie të tyre si rezultat i punës së Policisë. Vetëm gjatë tre muajve të fundit policia e Portit të Durrësit në bashkëpunim me Guardia di Finanza ka bërë të mundur ndalimin e 26 skafeve.

Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Prefekturës Durrës, Kolonel Albert Pilo tha se krahas luftës së krimit të rrugës po punohet të ngrihet mbi baza profesionale lufta kundër krimit të organizuar. Për këtë qëllim Drejtoria e Policise së Prefekturës, ka filluar të hartoje një strategji të re në qendër të së cilës do jetë lufta kundër trafiqeve ilegale dhe kontrabandës./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj