Futbollisti i Gjeorgjisë Kvara bëri histori në kampionatin Europian në fitoren 2-0 kundër Portugalisë, që i siguroi kombëtares së tij kualifikimin në raundin e të 16-ve.

Lojtari i Napolit shënoi golin e parë dhe u zgjodh si “Futbollisti i Ndeshjes” nga UEFA.

Në një postim në Instagram, lojtari tregoi gëzimin e dytë të mbrëmjes, fanellën që i mori idhullit të tij, Kristiano Ronaldo, që e shoqëroi me komentin “Ëndrra”.

Në vitin 2013, Kvara ishte mes fëmijëve që morën pjesë në hapjen e akademisë së futbollit në vendlindjen e tij, të inaguruar nga CR7.

Në 3 takime të luajtura në fazën e grupeve, 23-vjeçari përveç rrjetës së shënuar ka bërë pesë gjuajtje në portë.

Në total ka përshkuar 19.1 km, ndërsa nuk është ndëshkuar me kartonë të verdhë.

Gjeorgjia konsiderohet si surpriza e këtij kampionati Europian, pasi arriti të siguronte kualifikimin në debutimin e saj. Ekipi ka shënuar 4 gola, e ka pësuar po aq në tri ndeshje të luajtura.

Klan News