Carlo Ancelotti është trajneri i ri i Napolit. Pas një takimi prej 3 orësh mes tij dhe presidentit De Laurentis u vendos që tekniku të marrë drejtimin e skuadrës. Mediat italiane raportojnë se Napoli nuk do ta njoftojë zyrtarisht por thuhet se tashmë firma në letër është hedhur.

Kontrata e ish-trajnerit të Bayern me Napolin është një dokument me shumë detaje, që po shqyrtohet nga avokatët e Ancelottit që prej disa ditësh. Madje i është vënë në dispozicion edhe të gjithë stafit teknik që trajneri do të marrë pas vetes në këtë aventurë të re.  megjithëse cdo gjë është zyrtarizuar, kontrata e tij do të depozitohet në federatën e futbollit më 1 Qershor, ditë kur De Laurentis do ti ketë zgjidhur marrëdhëniet me Sarri dhe njëkohësisht Ancelotti do të ketë mbyllur çështjen me Bayern.

Kontrata e tij me klubin gjerman përfundon me 31 Maj. Mediat raportojnë se Ancelotti do të drejtojë Napolin për dy vitet e ardhshme, me opsionin për zgjedhje edhe për vitin e tretë. Bashkë me bonuset paga e tij do të arrijë në 6 milionë euro.

Në të përfshihet edhe një klauzolë për largimin dhe të drejtën e imazhit të trajnerit. Ancelotti ka kërkuar qëndrimin e disa lojtarëve si Koulibaly, Insigne dhe Zielinski, por ka kërkuar të blihen edhe lojtarë me eksperiencë ndërkombëtare.

Tv Klan