Akuzohet për vrasjen e Dritan Haxhollit

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Bledar Toçin, i akuzuar per vrasjen e Dritan Haxhollit ngjarje e ndodhur muajin e kaluar në qytetin e Kavajës.

Pavarësisht apelimit të vendimit të dhënë nga Gjykata e Kavajës, togat e zeza kanë vendosur të njëjtën masë duke mos e ndryshuar atë për 31-vjeçarin, ish-shef i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit.

Pavarësisht se Toçi deklaroi se gjithçka e ka bërë për vetëmbrojtje, pasi Haxholli shkoi aty me kallashnikov dhe qëlloi mbi të, kjo nuk ka bindur trupin gjykues për t’i lehtësuar masën e sigurisë.

Një fakt rëndues është se Toçi i është kundërpërgjigjur me armën e shërbimit që ligjërisht nuk duhet ta kishte me vete jashtë orarit të punës. E gjithë ngjarja u zhvillua në banesën e Marsida Qatjas, e cila u përfol se kishte një lidhje me viktimën 41-vjeçar.

Në Prokurorinë e Kavajës është thirrur pak ditë më parë edhe vetë Qatja. Ndaj saj është vendosur masa detyrim paraqitje ndërsa i është ndaluar largimi nga vendi.

Tv Klan