Të dyja shtetet po negociojnë që të kandidojnë bashkë për të organizuar eventin

Arabia Saudite dhe Italia po negociojnë që të kandidojnë për të organizuar së bashku Kupën e Botës në vitin 2030.

Pavarësisht se distanca midis shtetit që ndodhet në gadishullin arabik dhe atij italian që ndodhet në Evropë është 3621 km larg përfaqësuesit e të dyja vendeve kanë shumë të ngjarë që të punojnë për realizimin e kësaj nisme.

Në vitin 2030, numri i kombëtareve pjesëmarrëse në një Kupë Bote do të shkojë në 48 ekipe dhe 80 takime dhe FIFA e inkurajon fakti që të jenë dy shtete që ta organizojnë eventin më të madh futbollistik botëror.

“Daily Mail” raporton se Italia shikohet si kandidati më i favorshëm për Arabinë Saudite për të kandiduar për organizimin e eventit.

Një tjetër alternativë për Arabinë Saudite është kandidimi me Marokun dhe Egjiptin, por dy shtetet kanë nevojë për investime të mëdha në infrastrukturë.

Arabia Saudite e ka shtuar influencën në botën sportive në vitet e fundit, pasi shteti fqinj, Katari fitoi të drejtën e organizimit të Kupës së Botës në vitin 2022.

Klan News