Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Arian Çani ka hapur profilin e tij zyrtar në rrjetin social “TikTok”.

Edhe pse njihet për qasjen e tij ndaj rrjeteve sociale ose ndryshe “diarre” siç i quan ai.

Këtë herë Arian Çani ka vendosur të plotësojë dëshirën e vajzës dhe të publikojë disa video nga përditshmëria, ndryshe nga si e njohim moderatorin i cili është i rezervuar për jetën e tij private.

“Unë s’marrë vesh nga rrjetet sociale dhe Joana sapo më tha duhet të bësh një video ta hedhësh në TikTok se ke vetëm 5 abonentë,” është shprehur Çani duke nisur kështu edhe një sfidë me përdoruesit e këtij rrjeti për të parë se sa followers do të shtohen në profilin e tij.

Në vetëm pak ditë videot e fundit të postuara kanë arritur shifrën e 336 mijë shikimeve, rreth 4107 ndjekës dhe rreth 12 mijë pëlqime.

@ariancanitiktok

##yolo ##daughter

♬ son original – arjan cani

“TikTok” është kthyer në rrjetin social të momentit, nëse edhe ju e përdorni ju ftojmë të ndiqni edhe profilin zyrtar të @rtvklanofficial ku do të gjeni video nga programet tona dhe prapaskenat ekskluzive të emisioneve më të ndjekura. /tvklan.al