“COP31” nis me mungesa të mëdha, liderët europianë i kthejnë shpinën samitit për klimën
Nëntor 10, 2026
Konferenca e OKB-së për ndryshimet klimatike, COP31, ka nisur në Antalia të Turqisë, ku për dy javë përfaqësues dhe negociatorë nga më shumë se 190 vende do të diskutojnë për masat kundër ngrohjes globale. Megjithatë, samiti po zhvillohet mes mungesave të shumta të liderëve botërorë, veçanërisht atyre europianë, në një kohë kur lufta kundër ndryshimeve klimatike kërkon angazhim më të madh politik. Në takimin e nivelit të lartë nuk do të marrin pjesë drejtuesit e Gjermanisë, Francës, Spanjës, Italisë, Danimarkës, Irlandës dhe Holandës. Po ashtu, mungojnë edhe presidenti kinez Xi Jinping dhe...