12 gola, pranë rekordit tek Malaga

Armando Sadiku ka gjetur formën më të mirë tek Malaga. Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi golin e 12 sezonal në Segunda Division duke iu afruar rekordit të 14 golave, vendosur nga venezueliani Salomon Rondon me skuadrën spanjolle.

Në sfidën e javës së 34 ndaj Extremadura, Sadiku realizoi një gol në minutën e 28. U tregua i saktë dhe i zgjuar, kur fare pranë portierit të skuadrës mike e dërgoi topin poshtë traversës.

Shqiptari ka mundësinë ta thyejë rekordin e 14 golave duke parë se janë edhe 8 ndeshje deri në përfundim të kampionatit të kategorisë së dytë spanjolle.

Armando Sadiku është në vendin e 7 të golashënuesve pas 29 ndeshjeve të luajtura, 5 nga 12 golat i ka shënuar më 11 metërsh, më 100% saktësi nga pika e bardhë.

Numri i golave dhe paraqitja e Sadikut mund t’i shërbejnë atij për një kontratë të re. Tek Malaga ai është në huazim nga Levante, dhe klubi andaluzian mund të kërkojë të blejë kartonin e tij duke e patur si një prej lojtarëve më të mirë këtë sezon.

Tv Klan