Policia ka arrestuar autorin e dhunës së ushtruar ndaj mjekut 60-vjeçar në Gramsh, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 30 Nëntorit.

Sipas policisë, autori i dyshuar është 18-vjeçari me iniciale A.B., banues në Gramsh i cili është vënë në pranga. Ai akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.

Mjeku me iniciale V.Sh. ndodhet ende në spital pasi ka dëmtime në fytyrë nga goditjet me sende të forta.  /tvklan.al