Policia e Lezhës ka finalizuar këtë mëngjes operacionin “Kashnjeti”, ku ka sekuestruar në një dyqan një 1 armë zjarri dhe 1 armë gjahu.

Autoritetet njoftojnë se “bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kashnjeti”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: N. P., 61 vjeç, banues në Kashnjet, Lezhë”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e këtij personi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një armë gjahu.

Tashmë 61-vjeçari do të hetohet nga Prokuroria për “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”./tvklan.al