Policia e Vlorë ka arrestuar një 27-vjeçar që ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka kryer disa vjedhje në këtë qytet.

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se në pranga është vënë B. Ç., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Ky person ishte shpallur në kërkim, pasi nga hetimet dhe provat e siguruara dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Vlorë.

Konkretisht ai akuzohet se: Më datë 07.10.2020 ka vjedhur një biçikletë;  Më datë 15.10.2020 ka vjedhur aparatin celular;  Më datë 25.11.2020 ka vjedhur një shumë parash./tvklan.al