Në vijim të kontrolleve të ushtruara në të gjitha rrugët kryesore dhe dytësore në qarkun e Tiranës, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën dytësore në Marikaj, Vorë, një shtetas mbante në një ambient në pronësi të tij, lëndë narkotike, lëndë plasëse dhe armë zjarri pa leje, gati për t’i shitur, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Sunday”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit E. V., 25 vjeç, banues në Shijak.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin në pronësi të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa, një armë zjarri automatik, 40 fishekë, një sasi lënde plasëse, si dhe sende të tjera të kundërligjshme./tvklan.al